VIDEO/ Djali që u dashurua me gruan 27 vite më të madhe: Mamaja ime mendonte…

 

Mickey Swearington dhe Cheri Salinas nga Teksasi po shijojnë dashurinë e tyre pavarësisht se marrin kritika të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale për shkak të diferencës 27-vjeçare që kanë me njëri-tjetrin.

Mickey u takua me Cherin në “Tinder” dhe tregon se gratë në moshë të madhe i kanë pëlqyer gjithmonë. I riu shton se nuk ka takuar kurrë një person si ajo.

Gjithashtu Mickey shprehet se ‘nuk di si të reagojë kur njerëzit mendojnë se Cheri është nëna e tij”.

Ndërkohë ata vendosën që familjarëve të tyre t’u tregojnë shumë shpejt për lidhjen e dashurisë. E ëma e të riut donte pak kohë që të mësohej me këtë romancë, por pasi kaloi kohë me Cherin, ajo ndjeu një lidhje mes tyre.

Nga ana tjetër, Cheri mori mbështetjen e familjes së saj, duke përfshirë djalin e saj moshatar me Mickey.

“Në fillim mamaja ime mendonte se gratë e moshuara do të përfitonin nga unë. Më pas ajo u takua me Cherin dhe kuptoi sa të lumtur ishim bashkë. Kur futesh në një lidhje të tillë, e di që do të jetë e vështirë, por ne nuk na intereson se çfarë thonë njerëzit”, ka thënë i riu.

“Pasi burri im ndërroi jetë, mu desh pak kohë që të pranoja të dilja, veçanërisht sepse kuptova se më tërhiqnin djemtë më të rinj”, ka thënë Cheri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mickey nolan swearingen (@mickeysnolan)