Burgoset ish-aleati i Trump/ Peter Navarro: Çështja kundër meje, sulm i paprecedentë

Peter Navarro, ish-ndihmës i Shtëpisë së Bardhë për ish-presidentin Donald Trump, është dërguar në një burg në Miami, duke bërë histori si ish-zyrtari i parë i Shtëpisë së Bardhë që burgoset për shpërfillje të dënimit të Kongresit.

Navarro është dënuar me katër muaj burgim pasi refuzoi thirrjen nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që ka hetuar sulmin e 6 janarit 2021, në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi CNN.

Para se të dërgohej në burg, Navarro ka folur për 30 minuta duke e quajtur çështjen kundër tij si “sulm të paprecedentë ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve”.

Ai ka pretenduar se taktikat ligjore që janë përdorur kundër tij do të përdoren kundër Trumpit.

“Jam i nevrikosur – kështu po ndihem tani. Ju bekoftë Zoti, shihemi në anën tjetër”, ka thënë Navarro.