Kërkohet një agjent 007, Taylor Jonson pritet të zëvendësojë Daniel Craig

Aktori britanik Taylor Jonson pritet të marrë rolin e lakmuar të Agjentit 007.

Gara është ende e hapur, për t'i zënë vendin Daniel Craig, i cili luajti për 16 vjet në pesë filma James Bondin.

Daniel Craig nuk do të jetë më agjenti 007.

Pas 5 filmave të xhiruar në 16 vite producentët po kërkojnë një tjetër emër.

Aaron Taylor-Johnson është emri më i përfolur, që pritet të marrë rolin e James Bond në xhirimet e reja.

për revistën Numero, ish aktori në Kick Ass, tha se do ishte e mrekullueshme të kishte këtë rol, duke lënë të nënkuptohet se roli i është propozuar.

Aktori është 33 vjeç, dhe më herët ka luajtur rolin e John Lennon në filmin biografik Noëhere Boy në 2009-ën.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në thrillerin Nocturnal Animals, për të cilin fitoi një Golden Globe në 2017-en.

"Një Bond i ri nuk është thjesht një kostum në tapetin e kuq.

Ai duhet të njihet menjëherë në të gjitha anët e globit si James Bond “Ai duhet të jetë i bukur, i aftë të mbajë kamerën dhe të dominojë ekranet e kinemasë në madhësinë e fushave të futbollit”, tha autori Mark O'Connell.

Emra të tjerë të përfolur janë edhe aktori "Super Man dhe Mission: Impossible", Henry Cavill, si edhe 32-vjeçari Damson Idris .