FOTO/ E fiksuar pas pazhit, Izabel Goulart ngre temperaturat: I rikthehemi dushit të hapur

Izabel Goulart, modelja e famshme braziliane, e fejuara e portierit të Frankfurt, Kevin Trapp, vijon të magjeps në çdo dalje të sajë në rrjetet sociale.

Goulart është shumë aktive në Instagram, ku pjesa më e madhe e fotove janë në plazhe të ndryshme, foto me bikini. Modelja mezi po priste që të vinte vera, për të bërë dush në vende të hapura:

“I rikthehemi dushit të hapur”, shkruan modelja shoqëruar më foto shumë sensuale.

FOTO/ E fiksuar pas pazhit, Izabel Goulart ngre temperaturat: I rikthehemi

Izabel është një nga modelet më të përfolura në rrjetet sociale, sigurisht edhe nga më të komentuarat, kjo dhe për shkak të historive rozë që e kanë shoqëruar.

Në një periudhë kohë u përfol se Izabel kishte një lidhje të fshehtë me Neymar, gjatë kohës kur sulmuesi brazilian dhe Kevin Trapp luanin të dy për PSG.