Pas Kinës dhe Koresë së Veriut, Irani uron Putinin pas zgjedhjes si president i Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 13:37
Presidenti iranian ka uruar ditën e sotme homologun e tij rus Vladimir Putin, për zgjedhjen si president të Rusisë.
“Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dërgoi urimet e tij me rastin e fitores bindëse në zgjedhje të Vladimir Putin si president i Rusisë”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet në Kremlin deklaruan se Putin, pasi u zgjodh president, ka pasur biseda telefonike me liderë të shteteve të tilla si Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
Perëndimi ka kritikuar zgjedhjet në Rusi, duke u shprehur se nuk kanë qenë të drejta dhe demokratike, ndërsa aleatët e Moskës e kanë uruar Putinin.

