Ukraina: Rrëzuam 17 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 09:21
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 17 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës. Kështu njoftuan sot Forcat Ajrore të Ukrainës.
Përveç dronëve, Rusia lëshoi edhe shtatë raketa kundër Ukrainës, sipas deklaratës së Forcave Ajrore në Telegram.
Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi me raketat dhe dronët që nuk u shkatërruan.
Kujtojmë se prej 2 vitesh, Rusia vijon agresionin në Ukrainë, teksa tenton të pushtojë territoret e saj.

