Hakohet “Instagrami” i kryeministres italiane, mesazhi që u postua

Persona të panjohur kanë hakuar mbrëmjen e së dielës, për pak minuta, profilin e kryeministrit italian Giorgia Meloni në Instagram.

Hakerët dyshohet se kanë postuar një mesazh nga Elon Musk ndërsa Meloni po kthehej me aeroplanin qeveritar nga Egjipti në Romë.

Presidenca e qeverisë italiane veproi menjëherë dhe ekspertët e saj e zgjidhën problemin në kohë rekord.

Nuk ka ende detaje nëse autorët janë identifikuar.