Rebelët Houthi hedhin përsëri tre raketa të tjera në Detin e Kuq

Rebelët Houthi duket se nuk po ndalen. Ata hodhën të premten tre raketa balistike kundër sipërfaqes (ASBM) në drejtim të Detit të Kuq. Kështu deklaroi shefi i përbashkët i Shtabit të SHBA për Lindjen e Mesme (CENTCOM) përmes X.

Fatmirësisht nga sulmi nuk u raportuan të lënduar apo dëmtime në anije tregtare apo luftarake, tha CENTCOM.

Për më tepër, nga njoftimi është e paqartë nëse raketat janë kapur apo thjesht kanë humbur objektivin e tyre.