Tajani: As që e mendojmë që Italia të dërgojë trupat e saj për të luftuar në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 20:39
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ka bërë një deklaratë ku ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake të Italisë në Ukrainë.
Ai theksoi se duan paqe dhe negociata, por nuk duan të ndërhyjnë në luftë me Rusinë. Tajani tha se Italia po e ndihmon Ukrainën që ajo të mbrohet, por as që e mendojnë dërgimin e forcave për të luftuar.
“Përjashtoj mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në Ukrainë, sepse ne duam paqe, duam negociata, por nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë”, tha ministri i Jashtëm italian.
“Në fund të fundit, e ka bërë të qartë edhe kolegu im, ministri i Mbrojtjes Guido Crozeto. Ne as që mendojmë të dërgojmë forcat tona për të luftuar. Italia po ndihmon Ukrainën që ajo të mbrohet”, shtoi Tajani.