AFP: Pas fotove të modifikuara të Kate, Pallati Kensington nuk është i besueshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 18:18
Pasi fotografia e princeshës Kate Midellton me fëmijët e saj pas ndërhyrjes kirurgjikale u hoq nga disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Reuters dhe Associated Press, për shkak të manipulimit të fotove agjencia franceze e lajmeve AFP tha se ”Kensington Palace nuk mund të ishte një “burim i besueshëm informacioni”, shkruan nypost.com.
Phil Chetwynd, drejtori global i lajmeve i Agence France-Presse, theksoi se ”zëdhënësi i Princit dhe Princeshës së Uellsit është absolutisht jo i besueshëm”.
”Fotografia e Middleton ngriti debate të mëdha dhe nuk duhej të ishte përdorur pasi ‘shkelte’ rregullat e AFP-së”, tha Chetwynd. “Si për çdo gjë, kur je i zhgënjyer nga një burim duhet pasur kujdes. Të bësh diçka të bazuar në manipulim”, vazhdoi ai.
