Rita Ora uron të atin për ditëlindje me një fotografi të veçantë nga fëmijëria: Faleminderit që jeni gjithmonë aty për ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2024, 14:32

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen babai i këngëtares së famshme, Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora). Në ditën speciale, ai ka pranuar urime të shumta nga miq e familjarë dhe një i veçantë nuk mungoi as nga e bija.
Ylli me famë botërore zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.
“Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Anywhere” theksoi: “Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”.
Besniku u shpërngul me familjen në Angli përpara luftës, në vitin 1991, ku këngëtarja ishte vetëm njëvjeçe.
Përveç Ritës, Besniku dhe Vera janë prindër edhe të dy fëmijëve tjerë: Elenës dhe Donit.

