FOTO/ "A ishte lakuriq John Cena në Oscars?" Gjen përgjigje pyetja që i mundoi të gjithë
John Cena u shfaq në skenën e çmimeve Oscar me një “veshje” të pazakontë.
Ose saktësisht pothuajse lakuriq, duke mbuluar pjesët intime me zarfin që tregonte emrin e fituesit në kategorinë e kostumografisë. (Meqë ra fjala, e fitoi “Poor Things”).

Megjithëse u duk sikur Cena do t’i çudiste të gjithë dhe njerëzit do të shikonin çdo centimetër të trupit të aktorit, por në fakt, ai i kishte marrë masat dhe kishte mbuluar pjesët e tij intime.
Ylli i “Fast X” nuk ishte totalisht lakuriq dhe le të marrim frymë të lehtësuar.

Ah, pse u shfaq thuajse lakuriq?
Për të rikujtuar një burrë që vrapoi pas David Niven në vitin 1974, kur ai prezantoi në skenë Elizabeth Taylor, e cila do të thoshte titullin e filmit më të mirë të atij viti.

Moderatori, Jimmy Kimmel tha: “E imagjinoni dot sikur një burrë lakuriq do të kalonte në sallë sot? A nuk do ishte çmenduri?” dhe Cena e bëri imagjinatën realitet.


