VIDEO/ Dramë në Kupën e Shqipërisë, Tirana i falet penalltive ndaj Teutës dhe shkon në gjysmëfinale
Emocione, ritëm, dramë, 2 gola por në fund pati vetëm një fitues.
Pas ndeshjes së parë çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës të përfunduar pa gola, sfida e sotme në “Elbasan Arena” u mbyll 1-1.
120 përfunduan në barazim, ndërsa nga penalltitë më e saktë u tregua skuadra e Erbim Fagut.
Të parët që realizuan ishin durrsakët, në minutën e 28-të.
Peposhi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Kozi.
Bardheblutë reaguan dhe ia dolën të vendosin ekuilibrat.
Latifi realizoi në minutën e 90-të, për të dërguar kështu ndeshjen në shtesë.
30 minutat nuk prodhuan gol, me skuadrat që iu drejtuan penalltive.
Tirana festoi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas ekzekutimit të 11-metërshave.
I vetmi që gaboi për kryeqytetasit ishte Jonuzi ndërsa në krahun tjetër Kotobelli dhe Jazxhi.
GOLAT:
https://streamin.one/v/73792d3e
https://streamin.one/v/ab365421
