Heidi: Do pajtohemi? Romeo i përgjigjet: Kam frikë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 23:37
Gjatë mbrëmjes së sotme çifti u thirr në dhomën e rrëfimit për t’u sqaruar në lidhje me akuzat që ata kanë hedhur kundrejt njëri-tjetrit.
Romeo gjatë ditës së sotme është shprehur se është konfuz për ndjenjat e Heidit kundrejt tij, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar siguri në marrëdhënie.
Gjithashtu Heidi i ka kërkuar dhe të pajtohen.
Pavarësisht gjendjes së tensionuar, ata nuk kanë gjetur as gjuhën e përbashkët në dhomën e rrëfimit.
Gjatë kësaj kohe të dy kanë ngritur zërin dhe kanë treguar pakënaqësitë. Heidi gjithashtu nuk i ka mbajtur lotët, po ashtu më pas edhe Romeo.
”Unë nuk dua kurrësesi që kjo vajza të qajë për mua. Nuk dua që unë të jem shkaku, u shpreh banori.
”Ti ke dyshime tek mua prandaj sillesh ashtu”, tha Heidi.

