FOTO/ Një sirenë 47-vjeçare si Shakira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 23:10
Shakira ndau tre imazhe të reja me bikini në Instagram këtë të hënë. Ylli i muzikës mbante flokët e lagura të lëshuara, ndërsa kishte veshur reçipeta me thekë dhe pantallona të shkurtra.
Këngëtarja 47-vjeçare pozoi nga plazhi teksa u fotografua nga Nicolas Gerardin.
Ky set vjen si pjesë përbërse e albumit të saj më të ri “Las Mujeres Ya No Lloran” që vjen më 22 mars.
Këtë lajm bukuroshja e ndau me 90 milion ndjekësit e saj në Instagram, e cila citoi se e ka “rindërtuar veten” me albumin e ri.
Ylli latin i popit, e cila u nda nga futbollisti Gerard Piqué në 2022 pas më shumë se një dekade së bashku, deri më tani ka publikuar 11 albume gjithsej.

