Disa shtete të OPEK+ pranojnë të ulin vullnetarisht eksportet e naftës në TII

Disa nga shtetet pjesëtare të OPEK+, organizatës së vendeve eksportuese të naftës, vendosën të dielën të ulin në mënyrë vullnetare normat e nxjerrjes së naftës në treg në tremujorin e dytë.

Agjencia e lajmeve "Reuters" se vendimi u mor në shenjë mbështetjeje të tregut financiar mes shqetësimeve se rritja ekonomike globale ka për të qenë e dobët.

OPEK+ në muajin nëntor pranoi ulje të eksporteve në masën 2,2 milionë fuçi në ditë deri në tremujorin e parë të 2024-ës, kryesuar nga Arabia Saudite.

Uljet kanë nisur që nga fundi i vitit 2022, kur në shumë vende është shprehur frika e kërkesës së ulët për naftë për shkak të krizës së normave të larta të interesit në shumicën e vendeve më të fuqishme.

Ditën e premte, çmimi i naftës Brent për muajin maj u ndal në 2% më lart apo 83,55 dollarë fuçia.