Ishte me bashkëshortin, turistja spanjolle abuzohet në grup në Indi
Një turiste spanjolle ka pësuar një sulm seksual në grup në lagjen Dumka teksa udhëtonte më biçikletë nëpër botë me bashkëshortin e saj. -
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi gjatë natës nga 1 deri më 2 mars në distriktin Dumka të shtetit Jharkhand të Indisë, një destinacion i njohur turistik.
Viktima dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin në Nepal nëpërmjet Bhagalpur, ata ishin ndalur në Dumka kur ndodhi sulmi. Sipas deklaratës së saj, çifti kishte ngritur çadrën e tyre në një vend të izoluar pranë tregut Hansdiha.
Ndërsa ajo ishte në gjumë, disa të rinj nga zona hynë në çadër dhe e përdhunuan me radhë.
Ata kanë ushtruar edhe dhunë fizike, thuhet në ankesën e saj në policinë lokale.
Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit dhe kanë arrestuar tre persona.
Një zyrtar tjetër përmendi përfshirjen e shtatë deri në tetë të rinjve në këtë ngjarje të rëndë.
Pas sulmit, gruaja u pranua në Qendrën Shëndetësore Komunitare Saraiyahat për trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë hapur një hetim për këtë çështje.
Oficerët thonë se ajo po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në spitalin e Kolegjit Mjekësor Phulo Jhano në Dumka.
“Ky është një incident i dënueshëm dhe policia po merr masat e duhura. Fajtorët nuk do të kursehen,” tha Mithilesh Kumar Thakur, ministër rajonal i shtetit Xhajhand.
Ambasada spanjolle në Indi ka kontaktuar autoritetet dhe ka dërguar personel për t’u konsultuar mbi ngjarjen.
