Pasi hoqi rripin e pantallonave, Meritoni kërkon ndjesë publike! Ledioni: Pa qenë nën efektin e... Shpërthen Ori Nebiaj: Boll më! Jeni bërë... Nuk matet burrnia me përmasa

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave. Ja si u shpreh banori sot gjatë prime.

“Për gjestin i kërkoj falje Rikes, vajzave prezente dhe familjeve shqiptare. Por arsyeja pse dola në atë pozitë ishte për shkak të ngarkesës nga ato ofendime. Erjola më goditi, Roza më përdori djalin, Ledjona më provokoi dhe nga fjalët e Rikes. Ne jemi popull gjanxehtë. Unë nuk e justifikoj veprimin tim, por po tregoj arsyet pse më kanë bërë të veproj ashtu… Nuk është diçka që jam ballafaquar më parë.”

Nisur nga ky sherr, drejtuesi i emisionit theksoi se një debat i tillë ngjason me ato të lokaleve të lagjeve, dhe pa qenë nën efektin e gjërave ccudibërëse, nuk mund të ishte.

Ndërsa e revoltuar me femrat e këtij programi, opinionistja Ori Nebiaj iu hakërrye atyre duke i thënë se që kur ka nisur ky edicion, asnjëherë nuk i ka dëgjuar të mbrojnë të drejtat e femrave.

Ndërsa shtoi se edhe aty femra që janë dhunuar në familjet e tyre me këtë fjalor të ulët që ato përdorin para kamerave, nuk ndihen jo vetëm të përfaqësuara, por i vjen turp kur i dëgjojnë ato të flasin dhe debatojnë mes tyre.