Java e Modës në Paris kthehet në shesh protestash për mbrojtjen e kafshëve
Ky është një moment nga Java e Modës në Paris, por gruaja që po shihni duke sfiluar nuk është modele.
Bashkë me të, në pasarelë u ngjitën edhe disa aktiviste të tjera të drejtave të kafshëve, që në shenjë proteste ndërprenë shfaqjen e Victoria Beckham.
Në bluza mbanin mbishkrimin "Kafshët nuk janë pëlhurë" dhe ndërsa në duar ngritën lart pankarta që lexonin ‘rroftë lëkura vegane’
Teksa shihen modelet duke parakaluar pa reaguar, sigurimi I ka nxjerrë demonstrueset nga skena në pak minuta.
Grupi që mbron të drejtat e kafshëve (Peta) tha se ishte një protestë kundër përdorimit të lëkurës së kafshëve në industrinë e modës në përgjithësi.
Ndërsa kritikët vlerësojnë se marka e modës e Beckham nuk përdor lesh apo lëkura ekzotike, aktivistët këmbngulin se disa dizajne përdorin lëkurë.
“Asnjë veshje apo aksesor nuk ia vlen të theret dhe të heqësh lëkurën me dhunë një kafshë të ndjeshme dhe inteligjente”, apeluan ata, duke i bërë thirrje markave të modës që në vend të kësaj t'i drejtohen risive etike dhe eko-miqësore të disponueshme, të tilla si lëkura e cilësisë së lartë prodhuar nga fruta të ndryshme.
Aktivistët nga organizata bamirëse për të drejtat e kafshëve Peta janë të njohur për protestat e tyre përçarëse dhe demonstrojnë rregullisht në ngjarjet globale të modes, duke përfshirë në Nju Jork, Londër dhe Milano tashmë në sezonin aktual të modës.
Jva e modës në Paris po shfaqte koleksionin vjeshtë/dimër 2024 të këngëtares së Spice Girls.


