Emigrantët e paligjshëm, Biden dhe Trump vizitojnë kufirin me Meksikën
Presidenti Joe Biden dhe sfidanti i tij kryesor republikan Donald Trump kanë vizituar dy kahet e kundërt të vijës kufitare prej mbi 1930 kilometrash që ndan Teksasin nga Meksika. Vizitat e tyre synojnë përqëndrimin e vëmendjes tek prurjet në rritje të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Dy rivalët politikë ranë dakord se rritja e kalimeve të paligjshme të kufirit është një sfidë, por mesazhet e tyre ishin tepër të ndryshme nga njëri-tjetri dhe reflektojnë mënyrën se si demokratët dhe republikanët e shikojnë këtë çështje thelbësore elektorale.
Presidenti Biden lëvdoi një projektligj për emigracionin që kundërshtohet nga ligjvënësit republikanë. “Paraqita një projektligj gjithëpërfshirës në Kongres për të ndrequr sistemin e emigracionit dhe për të siguruar kufirin, ndër reformat më të ashpra për kufirin që janë parë ndonjëherë në këtë vend”, tha Biden.
Por, nga ana tjetër, ish presidenti Trump e cilësoi situatën si një “luftë” dhe tha se politikat e presidentit Biden lejuan të hyjnë në vend mijëra emigrantë që ai i akuzoi se kanë bërë krime. “Ky është pushtimi Biden i tre viteve të fundit”, u shpreh Trump.
Analistët politikë në Teksas thonë se anketimet e fundit tregojnë se emigracioni është një çështje që po merr rëndësi për votuesit demokratë në këtë shtet që do të marrin pjesë në zgjedhjet në nëntor, dhe me një gjest të rrallë, presidenti Biden i zgjati dorën ish presidentit Trump duke i thënë atij të bëhen bashkë për ta zgjidhur këtë probem
