OBSH: Katastrofa humanitare në Gaza çoi në vdekjen e dhjetëra palestinezëve
Situata katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe uria në rritje mes civilëve në kontekstin e ofensivës ushtarake të vazhdueshme të Izraelit janë përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra palestinezëve gjatë mbërritjes së një autokolone humanitare, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
”Ajo që është e rëndësishme është se njerëzit janë kaq të dëshpëruar për ushqim, për ujë të freskët, për çdo furnizim, saqë ata po rrezikojnë jetën e tyre për të marrë ushqim, çdo furnizim për të mbështetur fëmijët e tyre, për të mbështetur veten”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
“Kjo është drama e vërtetë, kjo është katastrofa e vërtetë këtu. Ushqimi është aq i pakët sa shihet në këto pamje”, shtoi ai. Lindmeier theksoi se, sipas autoriteteve në Rripin e Gazës, 10 fëmijë kanë vdekur tashmë që nga tetori për shkak të mungesës së ushqimit dhe se ka të ngjarë të ketë më shumë raste të ngjashme.
Në fund të vitit 2023, zyra e ndihmës emergjente e Kombeve të Bashkuara OCHA vlerësoi se rreth një e katërta e 2,2 milionë njerëzve që jetojnë në Rripin e Gazës do të prekeshin nga uria deri në fillim të vitit 2024.
