Dedaj: Suksesi më i madh i kësaj qeverisjeje që nga 2013-ta, është politika e jashtme

Gazetari, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se suksesi më i madh që ka kjo qeverisje që prej 2013 është poltika e jashtme.

Dedaj: Unë mendoj që pikë së pari kryeministri shqiptar ka fituar terren tashmë që politikën e jashtme ta konsumoj si politikë të brendshme.

Mendoj që faktori kryesor që ka kjo qeverisje ose suksesi më i madh që ka kjo qeverisje sipas mendimit tim të paktën duke filluar që nga 2013 është politika e jashtme.

Ne nuk mund t’ja mohojmë të gjitha, qoftë samitet qoftë ardhja e sekretarit të Shtetit.

Mënyrën si ky (kryeministri Rama) e konsumon këtë politikë e ka vetëm në favor të politikës së brendshme.

Sa i përket takimit me Zelenskyn, është thjesht një konsumim i politikës së jashtme për interesa të politkës së brendshme.