Paditet Kenye West/ Kompania disko-grafike e Donna Summer pretendon shkelje të të drejtave të autorit

Kanye West është paditur nga kompania disko-grafike e kantautores Donna Summer, për shkelje të të drejtave të autorit, me pretendimin se ka përdorur një melodi të muzikës së saj në albumin e tij të ri.

Bëhet fjalë pikërisht për këngën “Good don’t die” që reperi publikoi në albumin “Vultures 1” në fillim të shkurtit.

Shtëpia disko-grafike “Queen of discos” e akuzon se ka përdorur pa leje një tingull të këngës “I Feel Love” të vitit 1977 nga këngëtarja amerikane.

Dokumentet në gjykatë tregojnë se administratorët e pasurisë së Donna Summer e kanë refuzuar kërkesën e Kanye për të risjellë hitin, një javë para publikimit të këngës.

Ata argumentuan se mund të kishte një degradim të mundshëm të trashëgimisë së Summer pasi West njihet si një figurë publike e diskutueshme, sjellja e së cilës ka bërë që shumë marka dhe partnerë biznesi të shkëputen prej tij.

Pas publikimit, kompania disko-grafike kontaktoi shërbimet e transmetimit duke kërkuar që kënga të tërhiqej. Albumi u hoq disa ditë më vonë dhe u ngarkua përsëri pa veprën në fjalë.

Megjithatë, padia pretendon se tashmë është dëmtuar pasuria pasi kënga është transmetuar miliona here, dhe kërkon dëmshpërblim.

46-vjeçari Keney West është bërë një figurë e diskutueshme në vitet e fundit, me komentet e tij që janë kritikuar shumë si të djathta ekstreme ose anti-semite.