Vesa Vllasaliu i përgjigjet ndjekësit teksa e pyeti nëse është në lidhje

Vesa Vllasaliu po vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-konkurrentja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës së saj përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

“A ke të dashur?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

Bukuroshja nga Gjilani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se dëshiron ta mbajë për vete.