Sulm me thikë në një shkollë në Gjerman, plagosen dy nxënës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 14:57
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Gjermani, ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë mbetur të plagosur dy nxënës. Sipas informacioneve, të plagosurit janë dy nxënës të moshës 9 dhe 10 vjeç.
I dyshuari, një 21-vjeçar është arrestuar menjëherë. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa kanë nisur hetimet.