Ish finalistja e BBV i ‘vodhi’ diçka shumë të rëndësishme! / Ina Kollçaku e ‘nxjerr zbuluar’ publikisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 16:43
Ina Kollçaku njihet në publik tashmë për mendimin e saj të lirë, pa filtra e shpesh herë dhe ‘pikant’. Kushdo që e njeh Inën si personazh publik, e di që për të një nga gjërat më të rëndësishme është mendimi i saj.
E duket se pikërisht këtë, ia ka ‘vjedhur’ ish finalisja e BBVK1 dhe konkurentja e DWTS2, Juliana Nura.
Juliana ka marrë postimet në Instastory të Ina Kollçakut ku shprehte opinionet e saj dhe i ka shpërndarë në Instagram si mendime të saj.
Duke qenë se kjo ka ndodhur jo për herë të parë, Ina ka reaguar publikisht përmes një Instastory, ku shkruan:
“O #iamjuliananura (emri në Instagram i Juliana Nurës) kur i bën screenshot storive të mia, me fjalët që shkruaj unë, mos ma hiq emrin! Ka të drejtë autori. Puç”