Babai i Taylor Swift nën hetim/ Një fotograf pretendon se ai e qëlloi gjatë punës së tij. Zëdhënësi i këngëtares: Ishte provokim!

Një incident ka ndodhur me babain e yllit të popit Taylor Swift. Ky i fundit akuzohet se ka goditur në fytyrë një fotograf gjatë kohës që ky i fundit po kryente punën e tij.

Policia australiane po heton një pretendim nga një fotograf që thotë se u sulmua nga babai i Taylor Swift. Ben McDonald, 51 vjeç, akuzoi Scott Swift, 71 vjeç, se e kishte goditur në fytyrë teksa ky i fundit po bënte punën e tij.

Konfrontimi ndodhi të martën pasi zoti Swift dhe “ylli” i Pop-it zbritën nga një jaht. Nga ana tjetër një zëdhënës i këngëtares tha se dy persona ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre.

Një video e publikuar nga mediat australiane tregon këngëtaren, e cila është fshehur nën një ombrellë, duke ecur me babanë e saj dhe rojet e sigurisë përgjatë Neutral Bay Wharf rreth orës 02:30 me orën lokale.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur në incidentin e supozuar.

McDonald i tha BBC-së se këngëtarja kishte hyrë në një makinë kur Z. Swift e sulmoi atë.

“Unë e bëj këtë prej 23 vitesh dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë që dikush të më godasë”, tha ai, duke shtuar se nuk e kishte provokuar incidentin.

Swift sapo kishte realizuar koncertin e fundit australian në turneun e saj Eras.

“I riu raportoi incidentin dhe hetimet tani janë duke u zhvilluar nga oficerët e bashkangjitur në Komandën e Zonës së Policisë North Shore”, tha në një deklaratë Policia e Uellsit të Ri Jugor.