Balla: Mosrespektimi i këmbësorëve, pasoja fatale dhe ligjore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2024, 13:29
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u bëri sot thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë këmbësorët në vendkalimin e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla ndau pamje nga kontrollet me dronin inteligjent për respektimin e vijave të bardha nga drejtuesit e mjeteve.
“Përparësia ndaj përdoruesve të pambrojtur të rrugës, në vendkalimet e tyre, është kulturë dhe detyrim ligjor i drejtuesve të mjeteve. Jepuni përparësi përdoruesve të pambrojtur të rrugës, për të shmangur pasojat fatale dhe ato ligjore”, u shpreh Balla.
Në video vihen re disa raste kur automjetet dhe motomjetet nuk kanë dhënë përparësinë e parashikuar nga ligji për këmbësorët përgjatë vijave të bardha.