Endrik Beba ka dy fjalë për partneren e tij

Endrik Beba ka qenë një nga figurat më të diskutuara në BBV, veçanërisht për shkak të historisë së tij me Sarën dhe marrëdhënies së tij me ish-partneren, me të cilën ka një fëmijë.

Por, është raporti i tij aktual me partneren e tij, Klea, që ka bërë tituj. Në ditëlindjen e saj të djeshme, Endriku nuk e ka fshehur dashurinë për Klean.

Në një postim emocional, ai i ka uruar atij ditëlindjen dhe ka shprehur dëshirën që drita të vazhdojë të ndriçojë jetën e tyre bashkë. Kjo tregon se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe e palëkundur.

"Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Qoftë gjithmonë drita në sytë e tu. Na ndriçon jetën dhe ne çdo ditë. Ëndërr”-shkruan këngëtari.

Përveç kësaj, ai ka bërë aluzion edhe për bebin e tyre të ardhshëm, duke përdorur fjalën “ëndërr” në postimin e tij, duke sugjeruar se emri i bebushit mund të jetë lidhur me këtë fjalë. Edhe pse në BBV ka pasur momente ku është folur për historinë e tij me Sarën, është e qartë se Endriku dhe Klea po e shohin të ardhmen së bashku.