PAMJET+EMRI/ Detaje të reja nga atentati me molotov pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër

Një makinë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit në Shkodër. Mësohet se mjetit, që ishte i parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’, është hedhur molotov.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, 23 shkurt.

Siç shihet edhe në këto pamje që sjell “Ora News" policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa molotovi i është hedhur një makine tip ‘Audi’ të bardhë me targa AB 743 KO, dhe në pronësi të shtetasit Bledar Freskina, e cila pas shpërthimit ka pësuar dëme të shumta.

Burime bëjnë me dije se Freskina është pronar i një lokali në afërsi.

Gjatë marrjes në pyetje, pronari i mjetit ka mohuar të ketë ndonjë konflikt.

Sipas burimeve nga hetime, në pamjet e kamerave të siguruara në zonë shfaqet autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet, por më pas makina edhe ka shpërthyer.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.