Tronditet Shkodra, shpërthim i fuqishëm eksplozivi pranë Teatrit "Migjeni"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2024, 07:42
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti Audi në pronësi të shtetasit Bledar Freskina, parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër rreth orës 4.20 minuta.
Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.

