Zjarr në një banesë në Elbasan, ka vetëm dëme materiale

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kuqan të Elbasanit.

Zjarri ka rënë në një banesë ku si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.