E rëndë në Patos/ Familjarët gjejnë të varur 80-vjeçarin në një kasolle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2024, 00:24
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në fshatin Ruzhdie të Patosit.
Shtetasi me inicialet N.D., rreth 80 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij, në një kasolle, ku dyshohet se ai është vetëvarur.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i Policisë Patos - Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në fshatin Ruzhdie, Patos, në një (kasolle), afër banesës, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi N. D., rreth 80 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.

