Nuk festonte ditëlindjen prej disa vitesh që pas ikjes së Elsës, Arbër Hajdari përlotet nga surpriza e produksionit
Arbër Hajdari prej disa vitesh nuk feston ditëlindjen e tij, që nga momenti kur një nga vajzat që ai ka ndihmuar nga fondacioni, me të cilën ai ka kaluar më shumë kohë, ka ndërruar jetë.
Ledioni, moderatori i spektaklit televiziv "BBVA3", e ka surprizuar atë me një video, në të cilën u shfaq edhe vëllai i vajzës, i cili tha se duhej ta festonte ditëlindjen e tij pasi dhe Elsa do ta dëshironte këtë gjë.
Pas videos e cila e përloti opinionistin, në studio erdhi një tortë dhe të gjithë në studio nisën ti këndonin këngën e ditëlindjes.
Gjatë kësaj kohe ai ishte i prekur, ndërsa tregoi edhe disa detaje.
“Jam i sigurt se Elsa tani është në Parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë”, u shpreh Arbri.

