“Jonidën e kam dashur shumë dhe…”, Romeo i përgjigjet pyetjes anonime nga banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 22:06
Vetëm pak më parë banorët kanë luajtur një lojë me pyetje anonime, pra secili mund të shkruaj një pyetje për një nga banorët, të cilët më pas do të përgjigjen ama personi që e ka shkruar nuk do të zbulohet.
Shumë prej pyetjeve ishin mjaft pikante dhe ajo e Romeon nuk mbetet pas.
Pyetja: Romeo, a e ke fituar famën që ke se ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?
Romeo: Jo se besoj, nuk e shikoj kështu, Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë dhe nuk e kam vendosur ndonjë herë në këtë kandar.