Khloe Kardashian kalon Shën Valentinin me ish-in e motrës
Ylli i “Kardashians” Khloe Kardashian është kritikuar pasi ndau një postim misterioz me ish-in e motrës së saj që njëkohësisht është edhe shoku i saj më i ngushtë. Themeluesja “Good American” ndau një foto me Scott Disick, 40 vjeç, në Instagram Stories në ditën e Shën Valentinit. Në foto, Khloe kishte kapur këmbët e tyre përballë njëri-tjetrit. Ylli i Hulu ka kapur atletet Nike bashkë me Scott që ka zgjedhur një gri klasike në kontrast me këpucët shumëngjyrëshe të Khloe.
“Unë dhe njeriu im më i rëndësishëm”, ka shkruar Khloe në foto së bashku ku Scott e ripostoi foton me një ikonë zemre.
Një fans e shpërndau foton në Reddit, ku shumë të tjerë u futën në diskutim për të ndarë dyshimet e tyre se dyshja mund të ishte më shumë se platonike.
“Po filloj të besoj se diçka nuk është në rregull me ata të dy…”, shkruan një ndjekës.
Kjo nuk është hera e parë që fansat kanë patur aludime se Khloe dhe Scott po afrohen më shumë. Në sezonin 4 të The Kardashians, Scott la të kuptohej se Khloe ishte gruaja e tij ideale.

