Opozita zbret në shesh, Mediu: Protesta të jetë e qytetarëve, jo monopol i politikës. Çdo ndarje e jona, i shërben së majtës
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi bashkimin e djeshëm të demokratëve në selinë blu.
“Së pari bashkimin nuk e konceptoj si bashkim individësh, por si bashkim subjektesh dhe krijimi i një fryme të përbashkët.
Qeveria duke qenë e korruptuar paraqitet që ta zhbëjë situatën politike, dhe për ta ndaluar këtë duhet të ketë një reagim të opozitës, e cila duhet t’ia bëjë të qartë shqiptarëve jo vetëm ofertën e saj, por edhe atë se çfarë po ndodh në qeveri.
Çdo protestë në çdo formë të saj, është një reagim ndaj një realiteti të papranueshëm nga qytetarët shqiptarë, dhe opozita duhet që këtë marrëdhënie me protestën, duhet që të mos e monopolizojë atë, por ta ërë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

