De Jong drejt largimit nga Barcelona, kërkohet nga gjigantët europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2024, 10:09
Frenkie De Jong është i gatshëm për t’u larguar nga Barcelona verën e ardhshëm.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, mesfushori holandez do të shqyrtojë ofertat, duke pasur parasysh vështirësitë në vazhdimin e bashkëpunimit me katalanasit.
Tre klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për De Jong janë Paris Saint-Germain në Francë, Manchester City dhe Chelsea në Angli.
Megjithatë, së fundmi raportohet se holandezi është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga Manchester United.