VIDEO/ Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës dhe kap Partizanin në vendin e dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 19:08
Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Teutën në sfidën e vlefshme të javës së 23-të të kampionatit.
Përballja nisi me një ritëm të ulët, teksa rasti i parë i rrezikshëm ishte momenti kur shkodranët kaluan në avantazh me anë të Grudës, goli i të cilit u verifikua nga VAR.
Baraspesha erdhi vetëm në vendin e dytë me Arifin në minutën e 72’, teksa në minutën e 83’, ishte Çoba, i cili me prekjen e parë të topit i dha fitoren shkodranëve.
Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta vazhdon në vendin e parafundit me 21 pikë.
Golat:
https://streamin.one/v/af16be48
https://streamin.one/v/63dc9380
https://streamin.one/v/6a29d227
