Ish i dashuri i futet në shtëpi, Sara rrëfen historinë e dashurisë me Endrikun


Banori më i ri i spektaklit televiziv "BBVA3", ishte ish i dashuri i Sarës, lidhja e të cilëve u komentua gjerë në media.

Para 9 vitesh ato kanë pasur një lidhje, ndarje e cila ishte zhgënjimi i parë për Sarën.

E thirrur në dhomën e rrëfimit, Sara rrëfeu historinë ku tha:

"Unë me Endrikun kam pasur një lidhje, gjithashtu ai më ka shkruar edhe një këngë ku unë jam në videoklip. Ai ka ardhur në shtëpinë time në Greqi, ka takuar nënën, gjithashtu dhe unë familjen e tij. Gjatë lidhjes unë zbulova që ai mbante akoma lidhje me ishin, me të cilën ai u martua pasi u nda nga unë. Ai ishte zhgënjimi im i parë. Por kanë kaluar shumë vite, dhe kam vënë re që ai ka ndryshuar."