"Mos u viktimizo"/ Debat i ashpër mes Romeos dhe Albit, reagon Arbër Hajdari: Je frikacak...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2024, 00:46
Spektaklin e kaluar Albi bëri një deklaratë, e cila nuk u prit aspak mirë nga Romeo.
Gjatë prime-t të sotëm u diskutuan për sqarimet që ndodhën gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse nisi thjesht si sqarim, Albi dhe Romeo kanë degraduar në debate të ashpra.
“Unë i qëndroj deklaratës sime, se Romeo nuk ka këllqe. Po viktimizohesh (i drejtohet Romeos). Jam shumë i sigurt që pjesa më e madhe në këtë shtëpi mendojnë si unë”, u shpreh Albi Nako.
Nga ana tjetër, opinionisti i spektaklit, Arbër Hajdari tha se sipas tij Albi është një frikacak pasi menjëherë pas deklaratës iku direkte të "zbukuronte" kontekstin e fjalës këllqe.
