"Luftëtari grek" apo "Luftëtari shqiptar", një pikturë e bavarezit Carl Haag

“Luftëtar shqiptar” me fustanellë, në Greqi, 1830. Puna është realizuar në vitin 1861 nga Carl Haag

"Luftëtari shqiptar" është një pikturë e bavarezit Carl Haag (20 prill 1820 - 24 janar 1915).

"Luftëtari grek" apo "Luftëtari shqiptar" (kjo është e diskutueshme), në kohën e sundimit osman quheshin "Armatoloi".

Ata ishin ushtarë të parregullt grekë të krishterë, ose milici, të autorizuar nga sunduesit osmanë për të zbatuar autoritetin e sulltanit brenda një rrethi administrativ të quajtur Armatoliki.

Armatolikia u krijua në zonat e Greqisë që kishin nivele të larta mosbindjeje, gjithashtu edhe në rajone që ishin të vështira për autoritetet otomane për të qeverisur, për shkak të terrenit të paarritshëm, siç janë malet Agrafa të Thesalisë, pjesa veriore e Greqisë, ku u themelua armatoliki i parë në shekullin e 15-të.

Me kalimin e kohës, rolet e "armatoloi" dhe "klephtes" u bënë të paqarta, duke ndryshuar rolet dhe aleancat e tyre ashtu siç kërkohej situata, dhe duke ruajtur statusin delikate me autoritetet osmane.

Ata ishin burra të armatosur që po zbatonin ligjin në të shumtën e rasteve sipas dëshirat e tyre me forcën e armëve të tyre, pasi autoriteti i Perandorisë Osmane ishte shumë i kufizuar në fushat ku ata vepronin.

Kur e përcjellim me vëmëndje detajet e kësaj piktore, gjithë atë ngarkesë shprehëse, gjithë atë ansambël elementesh etnografik, shumë prej të cilave kanë bjerrur në udhëtimin e kohëpaskohshëm, konstatojmë qëllimsinë e trajtesës të këtij luftëtari, jo thjeshtë një dalzotës i fatit të tij, por edhe si një përfaqësues i gjithë atyre vlerave dhe traditave.

Në një farë mënyre, kjo pikturë është një evidencë e asaj që përfaqëson luftëtari nga njëra anë, dhe shqiptari atyre trevave nga ana tjetër.

Një ngarkesë e tillë të elementeve të etnosit, dukshem janë të qëllimta, megjithëse luftëtarët nuk kanë neglizhuar ceremonialitetin e veshjes dhe sendeve në atë manifestim solemn.