Presidenti Begaj vlerëson figurën e Musine Kokalarit: “Nderi i Kombit”, frymëzim në çdo kohë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 09:20
Presidenti i Republikës Bajram Begaj me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” vlerësoi figurën e Musine Kokalarit- “Nderi i Kombit”.
“Musine Kokalari “Nderi i Kombit” - shkrimtarja e parë shqiptare dhe politikane e rrallë.
Shpirti i saj krijues, mendimi kritik,vizioni evropian për ndryshim, qëndresa heroike ndaj burgosjes e internimit, potenciali i saj i jashtëzakonshëm intelektual janë frymëzim në çdo kohë”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

