Egnatia humb penallti, rrogozhinasit ndalen në barazim pa gola nga Laçi

Egnatia dhe Laçi janë ndarë në paqe në Rrogozhinë, në një barazim pa gola, i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

Të dyja skuadrat kërkonin ta fitonin, me kurbinasit që provuan më shumë në pjesën e parë.

Në të dytën u zgjuan dhe rrogozhinasit, të cilët humbën një 11-metërsh në minutën e 63’, pasi Spahiu u ndal nga Dajsinani.

Kështu Egnatia vazhdon në vendin e parë me 48 pikë, ndërsa Laçi në të gjashtin me 28 pikë.