Vullkanet në Islandë, shkencëtarët paralajmërojnë: Ky është vetëm fillimi

Islanda nuk është e huaj për vullkanet, megjithatë 3 shpërthime brenda 3 muajve të fundit kanë ngritur shqetësime tek shkencëtarët.

Ata mendojnë se ky është vetëm fillimi i një periudhe aktiviteti vullkanik që mund të zgjasë për dekada apo edhe shekuj në vend.

Shpërthimi i 8 shkurtit, pason atë të 14 janarit të këtij viti dhe 18 dhjetorit 2023 që kanë ndodhur në të njëjtin gadishull, Reykjanes.

Rrjedhjet e llavës aty kanë nisur që në shekullin e 8-të ose të 9-të dhe ka vazhduar deri në vitin 1240.

Tani shpërthimet kanë filluar përsëri, pse ka pasur një hendek rreth 800-vjeçar?

“Vendi ndodhet në kufirin midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, që konsiderohet pikë e nxehtë gjeologjike. Me kalimin e kohës, ato po shkëputen disa centimetra në vit e mesa duket, jo pa probleme. Ndërsa magma ndërtohet nën tokë, presioni rritet derisa të shpërthej në sipërfaqe”, shpjegojnë studiuesit.

Si një nga vendet që njihet për vullkanet në botë, Islanda numëron më shumë se 100 të tillë teksa 30 janë aktualisht aktivë.

Por një periudhë e gjatë shpërthimesh do të kishte pasoja të mëdha për Islandën, pasi aty ku po ndodhin është e përqendruar rreth 70% e popullsisë.

Rrugët kryesore që shkatërrohen nga rrjedha dhe ndotja e ajrit janë vetëm disa nga rreziqet.

Shkencëtarët mund të kenë një ide se sa magmë mbahet nën tokë dhe po mësojnë më shumë me çdo shpërthim, por ka ende një pasiguri të madhe për Islandën ndërsa fillon një epokë e re vullkanike.