Studimi i ri për Oqeanin Atlantik: Një sistem vendimtar i rrymave oqeanike mund të jetë tashmë në rrugën e kolapsit
Një sistem vendimtar i rrymave oqeanike mund të jetë tashmë në rrugën e kolapsit, sipas një raporti të ri, që tregon për rritjen e nivelit të detit dhe motin global, duke çuar në rënien e temperaturave në mënyrë dramatike në disa rajone dhe rritje në të tjera.
Duke përdorur sisteme kompjuterike jashtëzakonisht komplekse dhe të shtrenjta, shkencëtarët gjetën një mënyrë të re për të zbuluar një sinjal paralajmërues të hershëm për kolapsin e këtyre rrymave, sipas studimit të botuar të premten në revistën “Science Advances”.
Dhe ndërsa planeti ngrohet, tashmë ka indikacione se po shkon në këtë drejtim.
Qarkullimi Meridional i Përmbysjes së Atlantikut (AMOC) pjesë e të cilit është edhe Rryma e Gjirit - funksionon si një rrip transportues gjigant global, duke marrë ujë të ngrohtë nga tropikët drejt Atlantikut të Veriut të largët, ku uji ftohet, bëhet më i kripur dhe zhytet thellë në oqean, përpara se të përhapet në jug.
Rrymat bartin nxehtësi dhe lëndë ushqyese në zona të ndryshme të globit dhe luajnë një rol jetësor në mbajtjen e klimës së pjesëve të mëdha të Hemisferës Veriore relativisht të butë.
Për dekada, shkencëtarët kanë dhënë alarmin për stabilitetin e qarkullimit pasi ndryshimet klimatike ngrohin oqeanin dhe shkrin akullin, duke prishur ekuilibrin e nxehtësisë dhe kripës që përcakton fuqinë e rrymave.
Ndërsa shumë shkencëtarë besojnë se AMOC do të ngadalësohet nën ndryshimet klimatike dhe madje mund të ndalet, mbetet një pasiguri e madhe se kur dhe sa shpejt mund të ndodhë kjo.
“Ndërsa rritën ngadalë ujin e ëmbël në model, ata panë AMOC gradualisht të dobësohej derisa u shemb papritmas. Është hera e parë që një kolaps është zbuluar duke përdorur këto modele komplekse, që përfaqësojnë “lajm të keq për sistemin klimatik dhe njerëzimin”, thuhet në raport.
“Ajo që studimi nuk bën, megjithatë, është të japë korniza kohore për një kolaps të mundshëm. Nevojiten më shumë kërkime”, tha van Westen për rrjetin CNN
Vendet në hemisferën jugore, nga ana tjetër, mund të shohin rritje të ngrohjes, ndërsa stinët e lagështa dhe të thata të Amazonës mund të ndryshojnë, duke shkaktuar përçarje serioze në ekosistemin.
Rënia e rrymave jetike për Atlantikun mund të shkaktojë gjithashtu rritje të nivelit të detit me rreth 1 metër sipas studimit



