Seanca në KS, Hasani: Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën, të sigurohemi mos të ndodhë më
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hasani theksoi se, “siç edhe përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës””.
“Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.
“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, nënvizoi Hasani.
