Shpërthen për herë të tretë vullkani në Islandë, llava ishte më shumë se 50 metra në ajër

Shpërthen për herë të treti vullkani në jugperëndim të Islandës, që nga dhjetori. Pamjet treguan shkëmbinj si shatërvanë llave, pranë Sylingefer.

Shpërthimi i llavës, sipas dëshmisë së rojes bregdetare që fluturonte mbi gadishull me helikopter, ishte më shumë se 50 metra në ajër.

Kujtojmë se qyteti i Grindavikut u evakuua gjatë shpërthimit të kaluar të vullkanit në 14 janar. Ditën e sotme turistëve u është kërkuar që të largohen nga banjat e njohura gjeometrale Blue Lagoon, për shkak të shpërthimit.