Komisoni zgjedhor refuzon kandidaturën e kundërshtarit të Vladimir Putin
Sfiduesit të Vladimir Putin, Boris Nezhdini i është refuzuar nga Komisioni Zgjedhor kërkesa për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në Rusi.
Nezhdini ka qënë kritik ndaj luftës të Putinit në Ukrainë. Edhe pse Rusia është një vend autoritar, disa zëra kundërshtues janë lejuar.
Komisioni Zgjedhor i tha Nezhdinit se më shumë se 15% të nënshkrimeve që ai kishte paraqitur për aplikimin e tij ishin të meta.
Por Nehdini u përpoq ta kundërshtonte pretendimin e Komisionit duke thënë: Kam mbledhur më shumë se 200,000 nënshkrime në të gjithë Rusinë. Ne e bëmë mbledhjen hapur dhe me ndershmëri. Por Komisoni Zgjedhor refuzoi ta pranonte kundërshtimin e tij.
Zgjedhjet presidenciale në Rusi, do të mbahen nga 15-17 marsi dhe këtë të shtunë do të konfirmohen emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje.