“NJERËZIT PO VDESIN…”/ Kriza e Fentanyl kaplon qytetet kufitare të Meksikës

Kriza e drogës së fentanyl-it ka kapluar qytetet kufitare të Meksikës. Mjekët thonë se situata po del jashtë kontrollit ku shërbimet e urgjencës po telefonohen çdo natë për mesatarisht 3 persona në gjendje mbidoze.

Qyteti kufitar meksikan,Tijuana po e gjen veten në kontrollin e një epidemie të plotë të drogës. Telefonatat në shërbimet e urgjencës të qytetit për mbidoze të fentanilit po rriten sipas mjekëve çdo natë e më shumë.

Ato tregojnë se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dy burra njëri i shtrirë në dysheme, e shoku i tij në një karrige u gjetën pothuajse të vdekur. Por ky nuk është më një lajm i ri.

Opioidi sintetik është 50 herë më i fortë se heroina dhe po e bën shumë më të vështirë punën e tyre.

Ne përgjithësisht shohim dy ose tre mbidoza në natë. Por ne kemi pasur deri në gjashtë ose shtatë raste në një telefonatë të vetme - ndoshta sepse të gjithë kanë marrë të njëjtën substancë thonë mjekët.

Drejtori i shërbimeve mjekoligjore të shtetit, ka thënë për BBC se për më shumë se një vit departamenti i tij ka testuar çdo trup të pajetë që vjen në morgjet e tyre në dy qytetet kufitare, Mexicali dhe Tijuana.

Studimi ka treguar se rreth një në katër trupa në Mexicali përmbanin fentanil dhe korrikun e kaluar, statistikat në Tijuana ishin për një në tre.

Gjithashtu ata pretendojnë se presidenti i vendit Andrés Manuel Lopez Obrador e ka nënvlerësuar shkallën e krizës në Meksikë,

Jo që është edhe më shqetësuese për mjekët është fakt ise 85% të mbidozave nga fentnili meren asidentalisht, pra përdoruesit nuk e dinë se po e marrin. Policia e qytetit e krahason situatën me epideminë e krak-it të viteve 1980.